“Kjo është pandemia jonë.” Kështu është shprehur aktori i njohur George Clooney për racizmin, pas ngjarjes së rëndë që tronditi Amerikën, ku një afro-amerikan vdiq në duart e oficerëve të policisë. Clooney bën thirrje për ndryshim rrënjësor, për t’i dhënë fund paragjykimeve racore ndërsa e krahasoi këtë çështje me pandeminë aktuale të koronavirusit.
“Zemërimi dhe zhgënjimi që shohim edhe njëherë nëpër rrugë është vetëm një kujtesë se sa pak jemi rritur si një vend, nga mëkati ynë i skllavërisë. Ne kemi nevojë për ndryshim sistematik në zbatimin e ligjit dhe të drejtësisë…Kjo është pandemia jonë. Ajo na infekton të gjithë ne dhe në 400 vjet nuk kemi gjetur ende një vaksinë.”, tha aktori në një shkrim për “The Daily Beast”.
“Sa herë kemi parë njerëz me ngjyrë të vrarë nga policia? Tamir Rice, Philando Castile, Laquan McDonald. Ka dyshim që George Floyd u vra. Ne e shikuam teksa ai mori frymën e fundit në duart e katër oficerëve të policisë. Tani ne shohim një reagim tjetër ndaj racizmit sistematik tek një pjesë e qytetarëve siç kemi parë në vitin 1968, 1992 dhe 2014.”, thekson aktori ndër të tjera. /abcnews.al