Geoge Bush reagon ashpër për vrasjen e afro-amerikanit: T’i jepet fund racizmit

schedule23:39 - 2 Qershor, 2020

schedule 23:39 - 2 Qershor, 2020

Ish Presidenti i SHBA-ve, George W.Bush ka reaguar për vrasjen e afro-amerikanit George Floyd.

Bush e ka cilësuar si vrasje brutale, ndërsa ka shtuar se është koha që Amerika të “shqyrtojë dështimet tragjike”.

Nëpërmjet një deklaratë të përbashkët me gruan e tij, Laura Bush, ai ka kërkuar që t’i jepet fund racizmit në Amerikë.

Unë dhe Laura jemi të pikëlluar nga vrasja brutale e George Floyd. Është koha që Amerika t’i ekzaminojë dështimet e veta tragjike – dhe teksa e bën një gjë të tillë, t’i shohë edhe disa prej fuqive të saj të shërbimit”, thuhet në deklaratë.

Më tej ish çifti presidencial deklaron se është dështim tmerrues që shumë afro-amerikanë keqtrajtohen dhe kërcënohen në vendin e tyre.

Mbetet një dështim tronditës që shumë afrikano-amerikanë, veçanërisht të rinj afrikano-amerikanë, keqtrajtohen dhe kërcënohen në vendin e tyre.

Është fuqi kur protestuesit, të mbrojtur nga zbatuesit e përgjegjshëm të ligjit, marshojnë për një të ardhme më të mirë.

Kjo tragjedi, në një varg të gjatë tragjedish të ngjashme, ngre një pyetje që është dashur të bëhej më herët: Si ta ndalim racizmin sistematik në shoqërinë tonë?”, thuhet në deklaratë.

Bush ka theksuar se shumë amerikanë nuk besojnë te drejtësia e vendit të tyre. Në deklaratë thuhet po ashtu se duhet të dëgjohen zërat e shumë prej atyre që po vuajnë dhe po mbajnë zi. /abcnews.al