Gentian Osmani para KPA, komisioneri publik kërkon shkarkimin e prokurorit

schedule10:58 - 11 Korrik, 2019

schedule 10:58 - 11 Korrik, 2019

Rihapet hetimi gjyqësor në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit për Gentjan Osmanin anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e tij me argumentin se nuk ka pasur burime të mjaftueshme për të justifikuar pasurinë.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rihapur edhe një herë tjetër hetimin gjyqësor për anëtarin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gentjan Osmani, duke pranuar provat e sjella nga ish-Prokurori i Prokurorisë për Krime të Rënda. Komisioneri Publik ka ankimuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që ka konfirmuar në detyrë Osmanin me rekomandim të Operacionit Ndërkombëtar i Monitorimit.

Sipas Komisionerit nuk krijohet bindja se subjekti i rivlerësimit nuk justifikon pasurinë e tij me të ardhura të ligjshme. Gentian Osmani nuk ka justifikuar burimin financiar të blerjes së një apartamenti ne 2016, të porositur që në vitin 2009.

Sipas Komisionerit Publik anëtari i KLP-së nuk provon huamarrjen prej 20 mije eurosh nga një i afërm i tij dhe shumën prej 15 milion lekësh nga të dhuruar nga prindërit e bashkëshortes. Komisioneri Publik relatoi se për huamarrjen ka mungesë dokumentacioni .

Gentian Osmani ka pasur ne hetim heshtje të njohura për publikun si dosja për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Besnik Cani, një tjetër anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë është i ankimuar nga Komisioneri Publik ne KPA pas konfirmimit te tij ne detyre nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!