Aktori i njohur, Gentian Zenelaj ishte i ftuar këtë të hënë në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” ku foli për shfaqjen “Martesa”. Bëhet fjalë për një komedi gazmore e frymëzuar nga katër lojërat me një akt të Anton Çehov. Krah Gentit, luajnë dhe emra të tjerë të njohur si Amos Zaharia, Adelina Muça etj.
Gjatë intervistës me gazetarët, Genti foli dhe për projektet e reja. Ai tha se dëshiron që të bëjë një film për veriun e vendit pasi sipas tij, nuk i është kushtuar rëndësia e duhur.
“Dua të bëj një dhuratë për veriun, është pak i braktisur. Por do të doja që Veriu të ishte më i kërkuar dhe më i shikuar se çfarë është. Ka vende dhe njerëz të mrekullueshëm.”, tha aktori.
/abcnews.al