Gent Fatali baba për herë të parë? Veprimi i partneres që nxiti dyshimet

schedule16:04 - 4 Prill, 2021

schedule 16:04 - 4 Prill, 2021

Gent Fatali ka treguar se prej kohësh po shijon dashurinë me partneren e tij, Rozafën. Ndonëse prej dy vitesh po jetojnë një histori të bukur dashurie, daljet e tyre së bashku janë shumë të rralla. Postimet e tyre në rrjete sociale, ndonëse të pakta marrin menjëherë vëmendjen e adhuruesve të tyre.

Së fundmi, ka qenë Rozafa e cila ka ndarë një foto me këngëtarin, por mbishkrimi që ka shoqëruar foton ka ngritur pikëpyetjet për një shtatzani të mundshme. “3” ka shkruar ajo shoqëruar me emoji-n e një zemre dhe të një pëllumbi.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Rozafa (@rozaf.a)

Fansat kanë nisur të dyshojnë dhe kanë vërshuar në komente duke e pyetur atë nëse bëhet fjalë për një shtatzani. “Është kjo që po mendon? A je shtatzënë?”, “Je shtatzënë?”, janë disa nga komentet e tyre. Megjithatë, ndonëse ata nuk kanë reaguar, numri tre mund të ketë të bëjë dhe me përvjetorin e dashurisë së tyre. /abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by G e n t F a t a l i (@gentfatali)