Gënjeu se ndodhej në Mykonos, Enca ironizon Loredanën

schedule08:25 - 1 Shtator, 2021

schedule 08:25 - 1 Shtator, 2021

Loredana ndodhet prej disa ditësh në jug të Shqipërisë ku po shijon disa ditë pushimesh. Reperja takoi disa kolegë të saj, Ledri Vulën me familjen e tij si dhe Ylli Limanin, me të cilin përflitet se do të vijë në një bashkëpunim.

Por ajo që habiti ndjekësit ishte fakti se në çdo postim në Instagram, reperja shënonte si lokacion ishullin grek, Mykonos. Ky detaj u vu re nga ndjekësit, të cilët vërshuan në kritika por pati dhe kolegët të saj. Enca ishte ndër ata që e ironizoi në rrjete sociale.

Enca publikoi disa video ku shihej duke u larë në Liqenin e Pogradecit, shoqëruar me disa fjalë që thumbonin Loredanën. “Në liqenin e Mykonos. Se u ngatërrova”, shoqëruar me emojin e një fytyrë me hundën e rritur, që tregon një njeri gënjeshtar.

 

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!