Gënjeshtra tjetër tragjike e Trump

schedule10:13 - 23 Shkurt, 2021

schedule 10:13 - 23 Shkurt, 2021

Nga Jonathan Reiner, CNN

Sulmi i 6 janarit ndaj Kapitolit  ishte një demonstrim i shkatërrimit që mund të rezultojë kur një gënjeshtër me të vërtetë e madhe injektohet vazhdimisht në trupin politik.

Por kishte një gënjeshtër tjetër më të madhe në vitin 2020, gjithashtu e propaganduar nga ish Presidenti Donald Trump, e cila përfshinte pandeminë e koronavirusit. Ishte një gënjeshtër që minimizonte sistematikisht ashpërsinë e Covid-19 dhe dobinë e maskave.

Për të kuptuar zanafillën e kësaj gënjeshtre, duhet mbajtur mend diçka se  koronavirusi  ndodhi gjatë një viti zgjedhor. Gjatë 3 viteve të presidencës, rruga e ish-presidentit për t’u rizgjedhur u forcua nga: një ekonomi e fortë.

Por koronavirusi e kërcënoi atë. Ndërveprimi që rezultoi midis politikës dhe pandemisë krijoi një konflikt të pazgjidhshëm që ndikoi në përgjigjen e administratës Trump për koronavirusin për pjesën e mbetur të mandatit të tij.

Më 22 Janar 2020, ditën kur SHBA raportoi rastin e saj të parë të Covid-19, Presidenti Trump tha se nuk ishte i shqetësuar për shpërthimin e sëmundjes. “Ne e kemi plotësisht nën kontroll,” tha ai .

Në librin e tij “Rage”, Bob Woodward raportoi se gjashtë ditë më vonë, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Robert O’Brien i tha Trump: “Ky do të jetë kërcënimi më i madh i sigurisë kombëtare me të cilën do të përballeni në presidencën tuaj.

Më 7 Shkurt 2020, Trump i tha Woodward se koronavirusi ishte shumë vdekjeprurës, duke vënë në dukje se ishte “më vdekjeprurës” se – “edhe gripi”.

Më 25 shkurt, katër ditë para raportit të parë të viktimës së parë të koronavirusit, Dr. Nancy Messonnier, shefja e Qendrës Amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve dhe Parandalimin e Sëmundjes, informoi gazetarët se ajo u kishte thënë fëmijëve të saj se ” ne si familje duhet të përgatitemi për situata të vështira në jetën tonë “.

Të njëjtën ditë, Alex Azar, Sekretari i atëhershëm i Departamentit të Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore, siguroi shtypin se administrata Trump ishte e vendosur për “transparencën radikale”.

Të nesërmen, Presidenti tha: “Virusi është si një grip dhe në thelb do të kemi një vaksinë gripi shumë shpejt.”

Më 9 mars, me rritjen e vdekjeve nga koronavirusi në SHBA, Trump përsëri e krahasoi koronavirusin me gripin, duke postuar në Twitter:  “Vitin e kaluar 37,000 Amerikanë vdiqën nga gripi i zakonshëm. Mesatarisht midis 27,000 dhe 70,000 në vit. Jeta dhe ekonomia vazhdon. Në këtë moment ka 546 raste të konfirmuara me koronavirus, dhe 22 viktima! ”

Pavarësisht nga njohuritë se virusi  përhapet përmes piklave të frymëmarrjes dhe aerosoleve, CDC nuk e rekomandoi menjëherë përdorimin e maskave për publikun.

Më 3 Prill, CDC ndryshoi  mendimin e saj dhe këshilloi të gjithë amerikanët që të mbanin maska në  vendet publike.

Në një konferencë  të Task Forcës, Presidenti tha : “Nuk keni pse të mbani maska, unë nuk po e bëj dhe disa njerëz mbase nuk do të duan të mbajnë maska, dhe kjo është në rregull “.

Ai shtoi, “Nëse unë mbaj një maskë nuk do t’i mund ti shoh të tjerët në momentin që i përshëndes.

Pavarësisht nga deklaratat publike të Trump, ai e dinte shumë mirë se si përhapej virusi. Më 7 shkurt, ai i tha Woodward: “Përhapet në ajër, Bob.

Kjo është më keq se prekja.  Kjo është diçka shumë e ndërlikuar dhe delikate “.

Më 13 Prill, Trump i tha  Woodward se koronavirusi mund të transmetohej shumë lehtë. Për Trump, megjithatë, nuk kishte më kthim prapa, dhe do të duheshin vetëm tre muaj para se ai të mbante vetë një maskë në publik.

Gjatë një vizite në 12 korrik në Qendrën Kombëtare Mjekësore Ushtarake Walter Reed, Trump u tha gazetarëve, “Unë kurrë nuk kam qenë kundër maskave, por besoj se ata duhen vendosur në kohën dhe vendin e caktuar.

Në korrik, një sondazh i Gallup zbuloi se 94% e të anketuarve që ishin Demokratë  mbanin maska në krahasim 46% që ishin Republikanë.

Po kështu, shumë Guvernatorë Republikanë,  nuk mbanin maskë. Guvernatori Kristi Noem nga Dakota e Jugut tha: “Ka shumë të tjerë që vënë në dyshim efektivitetin e maskave … Siç kam thënë më parë, nëse njerëzit duan të mbajnë një maskë, ata duhet të jenë të lirë ta bëjnë këtë.

Në mënyrë të ngjashme, ata që nuk duan të mbajnë një maskë nuk duhet të ndihen të detyruar nga qeveria për diçka të tillë. Në mars nga Fox News, Tucker Carlson tha: “Sigurisht, maskat funksionojnë. Të gjithë e dinë këtë. Dhjetëra dokumente kërkimore e kanë provuar atë.

Me afrimin e zgjedhjeve, Trump rifilloi tubimet e mëdha të fushatës . Midis të pranishmëve në ngjarjen e parë të mbajtur më 20 qershor në Tulsa ishte ish-kandidati presidencial Herman Cain, i cili u fotografua i ulur me maskë  në turmën prej 6,200 pjesëmarrësish që ishin pa maskë.

Një javë pas tubimit, Kain rezultoi pozitiv me koronavirus. Dy ditë më vonë, Cain postoi në Twitter mbështetjen për vendimin e Noem për të mos vendosur maska ​​në vizitën e planifikuar të Trump në malin Rushmore.

“Maskat nuk do të jenë të detyrueshme për këdo që do të marrë pjesë në ngjarje.!” Kain vdiq nga koronavirus një muaj më vonë.

Gjatë verës, numri i viktimave filloi të rritej, Trump largoi këshilltarët e tij kryesorë të koronavirusit dhe vendosi në krye të Institutit Hoover Scott Atlas, teoritë e të cilit  ishin në përputhje me deklaratat publike të Trump sesa ato të ekipit të tij ekzistues përfshirë Anthony Fauci dhe Deborah Birx.

Atlas dyshoi publikisht në efikasitetin e maskave. Ndërsa zgjedhjet po afroheshin, po kështu u rrit edhe ritmi i tubimeve të presidentit të atëhershëm, të cilat ishin ngjarje të mbipopulluara,dhe maska nuk ishte e detyrueshme.

Një studim i Universitetit të Stanfordit vlerësoi se 18 nga këto ngjarje të fushatës ka të ngjarë të rezultonin në më shumë se 30,000 raste me koronavirus dhe 700 viktima.

Më 26 shtator, Shtëpia e Bardhë mbajti një tubim në Rose Garden për të njoftuar emërimin e Amy Coney Barrett në Gjykatën e Lartë. Përsëri, maskat nuk ishin të nevojshme, dhe shumë pak të pranishëm mbanin maska. Pesë ditë më vonë, Presidenti dhe Zonja e Parë rezultuan pozitive me koronavirus.

Ditën tjetër Trump u dërgua me helikopter në Walter Reed. Shtrimi i tij tre-ditor në spital duhet t’i jepte atij një mundësi për të kuptuar se sa i rrezikshëm ishte në të vërtetë koronavirusi.

Ai nuk e bëri. Në një deklaratë nga spitali, Trump tha: “Mos e lini virusin të dominojë  mbi ju.  Mos kini frikë prej tij”.

Tri javë më vonë, Instituti i Universitetit të Uashingtonit për Matjet dhe Vlerësimin e Shëndetit dha një parashikim në lidhje më situatën e koronavirusit.

IHME vlerësoi se deri në fund të shkurtit viktimat në SHBA  do të shkonin deri në 500 mijë.  Analiza e tyre sugjeroi gjithashtu që 130,000 nga këto vdekje mund të parandaloheshin nëse vendi do të bënte të detyrueshëm përdorimin e maskave.

Dr. Christopher Murray, drejtori i Institutit tha, “Ne mendojmë se pika kryesore këtu është se po vjen një valë e madhe dimri.”

Kur u pyet vjeshtën e kaluar pse ai nuk i tha të vërtetën publikut amerikan, presidenti i atëhershëm u përgjigj , “Unë nuk dua që njerëzit të tremben. Unë nuk dua të krijoj panik.

Siç ishte parashikuar, këtë javë SHBA-ja tejkaloi mbi 500 mijë viktima nga koronavirusi.

Tragjediani grek Eskili shkroi: “Në luftë, viktima e parë është e vërteta”. Kur të shkruhet përfundimisht historia e luftës amerikane kundër koronavirusit, historianët do të vënë re se gënjeshtra më e madhe e Donald Trump për maskat ishin mëkati fillestar. Përktheu Sonila Backa/abcnews.al