Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Gënjeshtra e premtime boshe”, Tabaku: Qeveria ka shpërndarë vetëm 10. 8 milionë euro për krizën

schedule14:14 - 24 Prill, 2020

schedule 14:14 - 24 Prill, 2020

Ish deputetja e PD-së Jorida Tabaku është shprehur se qeveria ka shpërndarë vetëm 10.8 milionë euro për krizën. Ndryshe nga ç’është thënë deri më tani.

Në një postim në llogarinë e saj në Facebook, Tabaku thotë se “qeveria po gënjen çdo ditë për ndihmën ndaj biznesit, kur e vërteta është që biznesi nuk sheh asnjë lek në llogarinë e tij.”

Ish-deputetja thekson se, sipas të dhënave të thesarit, qeveria ka shpërndarë vetëm 10.88 milionë euro nga paketat e saj për biznesin e vogël.

Dhe, kjo shton ajo, do të thotë që mbi 250 mijë punonjës dhe të vetëpunësuar nuk po marrin pagat e tyre.

Jorida Tabaku shkruan gjithashtu se kjo krizë ka nxjerre në pah të vërtetat e keqqeverisjes së Ramës “dhe paaftësisë së tij për të menaxhuar situatën.”

Postimi i plotë:

Qeveria nuk paguan lekët- gënjeshtra dhe premtime boshe për njerëzit

Qeveria po gënjen çdo ditë për ndihmën ndaj biznesit, kur e vërteta është që biznesi nuk sheh asnjë lek në llogarinë e tij. Ato fonde të pakta të vendosura për situatën e krijuar nga virusi nuk po shpërndahen nga qeveria.

Sipas të dhënave të thesarit (që mund të gjenden në faqen e open data) qeveria ka disburusar VETËM 10.88 mln euro nga paketat e saj për biznesin e vogël.

Kjo do të thotë që mbi 250 mijë punonjës dhe të vetëpunësuar nuk po marrin pagat e tyre. Biznese që falimentojnë nuk po e marrin ndihmën financiare, familje pa të ardhura nuk po marrin asnjë lekë për të mbijetuar.

Biznesi dhe punonjesit duhet të shpëtohen dhe të ndihmohen nga kjo situatë pandemie sespe kostoja e falimentimit të tyre do të jetë shumë më e lartë për gjithë ekonominë tonë.

Transparenca në shpërndarjen e fondeve, rialokimi i milionave eurove të PPP te buxheti për COVID-19 janë thelbësore për të shpëtuar ekonominë nga falimenti përgjithshëm.

Kjo krizë ka nxjerre në pah të vërtetat e keqqeverisjes së Ramës dhe paaftësisë së tij për të menaxhuar situatën. Por sot koha nuk pret. Sot gënjeshtrat dhe mashtrimet janë të pafalshme sespe ato kushtojnë shtrenjtë. Qytetarët dhe bizneset duhet të marrin menjëherë lekët që ju takojnë.

http://spending.data.al/sq/treasury/list/year/2015/pay_cat/6062300

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!