Gega, sërish si zotëri: Ka vetëm një arsye pse ika nga Partizani!

schedule09:01 - 6 Nëntor, 2019

schedule 09:01 - 6 Nëntor, 2019

Skënder Gega bëri atë që askush nuk ia kish dalë ta bënte, riktheu titullin te Partizani pas 26 vitesh. Në fund u largua, kur askush nuk e priste. U fol shumë për mosmarrëveshje mes tij dhe drejtuesve. Sqarimi zyrtar që në fillim ishte se Gega ishte larguar për arsye personale.

Si zotëri, trajneri kampion me Partizanin, vazhdon të mos bëjë polemika. Nuk bëri gjatë një sezoni të tërë dhe në fund ajo qetësi në klubin e kuq ndikoi edhe në marrjen e rezultateve pozitive. Një ditë më parë, pas dekorimit nga presidenti Ilir Meta, ai ka pranuar të flasë edhe për largimin nga Partizani.

Gjithsesi ai ruan të njëjtën linjë dhe nuk ka asnjë fjalë të keqe për askënd: “Është thjesht një vendim imi personal që kam marrë. Ishte momenti për t’u shkëputur. Jam larguar me gjërat dhe kujtimet më të mira”. E ardhmja e tij me shumë mundësi do të jetë në Kuvajt.

Al Ramtha është klubi me të cilin Gega po bisedon, por Partizanin e ka ende në zemër. “Tani për tani jam në bisedime. Ky është zanati ynë. Besoj se shumë shpejt do të filloj një sfidë të re. Megjithatë, mendja dhe zemra ka qenë te Partizani. Vetëm i uroj të mira dhe mbarësi. Asgjë tjetër”, ka deklaruar Gega mes të tjerash në një intervistë të dhënë për “Panorama Sport”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!