Gega: Kukësi nuk e mbivlerëson Tiranën, ta nisim me këmbën e mbarë

schedule14:42 - 18 Gusht, 2022

schedule 14:42 - 18 Gusht, 2022

Skënder Gega, trajneri i Kukësit, para ndeshjes me Tiranën në “Kukës Arena”, doli para mediave dhe deklaroi: “Jemi munduar të jemi aktiv dhe të fillojmë ndërtimin e ekipit. Kemi pasur lëvizje të ndryshme, jemi munduar që të afrojmë lojtarë të rëndësishëm që na duhen. Besoj se kemi bërë më të mirën me mundësitë që kemi pasur”.

“Kemi pasur dhe lojtarë që i kemi pasur në planet tona dhe jo të gjithë kanë thënë po, edhe pse klubi u ka plotësuar të gjitha kërkesat e tyre. Jemi munduar gjatë gjithë kësaj kohe të marrim 100% nga secili dhe kjo është sfida jonë, që të marrim më të mirën e mundshme”.

“Tirana? Për një trajner profesionist dhe një ekip profesionist duhet vlerësuar çdo ekip. Tirana është një klub i madh, me traditë. Ata kanë lojtarë me përvojë dhe cilësi. Ne e vlerësojmë por kjo s’do të thotë se e mbivlerësojmë Tiranën. Ne e dimë potencialin tonë dhe shpresoj të dalim në 100% tonë”.

“Vetëm ndeshjet mund ta tregojnë se ku çalojmë dhe çfarë mund të përmirësojmë. Objektivi ynë dihet, luajmë para tifozëve tanë që besoj se do na mbështesin. Çdonjëri nga ne do të marrë më të mirën. Është një proces i përbashkët dhe fusha do e tregojë”.

“Objektivi ynë është që të marrim maksimumin. Maksimumi ynë nuk është vendi i tretë apo i katërt. Është vetëm ndeshja e parë dhe as nuk na e jep dhe as nuk na e merr kampionatin. Duhet të ruajmë qetësinë dhe të luajmë fort. Tre pikët janë tre pikë dhe janë shumë të rëndësishme ta nisim me këmbën e mbarë. Janë 36 ndeshje dhe duhen menaxhuar dhe duhet të bëjmë sa më pak gabime gjatë rrugës”. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!