Gega: Kukësi e ka ekipin për të bërë mrekulli, titulli jo sfidë personale

schedule21:26 - 18 Dhjetor, 2020

schedule 21:26 - 18 Dhjetor, 2020

Skënder Gega, trajneri i Kukësit, para ndeshjes së nesërme me Kastriotin ka folur për mediat dhe e vlerëson maksimalisht kundërshtarin. Ai flet edhe për objektivin titull, sikurse edhe për merkaton e janarit.

“Kastrioti është ekip që duhet vlerësuar, është ekip që në fushën e vet është agresiv, mundohet të marrë maksimumin. Respekt për ta, por ne jemi në rrugën e duhur”, tha fillimisht Gega.

“Titulli kampion? E kemi ekipin që mund të bëjë mrekullitë, por do kohën e vet. Edhe unë jam pjesë e këtij grupi, nuk është një sfidë personale, është thjesht profesioni ime dhe mundohem të bëj më të mirën, pavarësisht ekipit ku punoj”, shtoi trajneri i Kukësit.

Në lidhje me lëvizjet në janar, Gega shprehet: “Besoj deri në janar do kemi këto sfida të vështira. Do mundohemi t’u marrim futbollistëve maksimumin e tyre. Më pas do ulem me drejtorin Nexhipi, ai është mes ekipit dhe klubit. Do bëjmë një analizë të thellë, por për momentin mendojmë për Kastriotin”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!