Gega: Jam optimist se do japim 100%, do të jetë ndeshje e hapur!

schedule21:31 - 26 Gusht, 2020

schedule 21:31 - 26 Gusht, 2020

Trajneri i Kukësit, Skënder Gega, ka folur në konferencë për shtyp para sfidës së UEFA Europa League kundër Slavia Sofias. Në virgjilje të takimit kundër ekipit bullgar, numri një i kreut të pankinës së verilindorëve, tha:

“Është normale që kur punon, të besosh. E njohim historinë e bullgarëve, janë për t’u respektuar. Por për fat, nesër do luajmë në fushën tonë dhe do kemi përkrahjen e duhur dhe do ndihet fryma. Do bëjmë më të mirë, ndonëse është ndeshje e hapur dhe e sigurt që do të jetë e luftuar.

Por jam optimist dhe jam i sigurt që do të japim 100%. Patjetër, janë marrë masat edhe për 11-metërshta. Gjithsesi, jemi përgatitur që ta mbyllin para 90-minutave, edhe pse futboll është. Besoj se do i çojmë gjërat në kahun tonë sa më shpejt. Është ekip që duhet vlerësuar dhe nuk mendoj se është sfidë e lehtë.

Do jemi në fokus nga minuta e parë e deri në fund dhe e rëndësishme është që të mos gabojmë. Do insistojmë dhe të kemi durim që kundërshtari të gabojë dhe ne ta shfrytëzojmë”, u shpreh Gega./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!