Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gazment Bardhi publikon videon dhe pyet Ramën: Çfarë fshihet pas makinës së blinduar me targa TR 0370 T?!

schedule20:58 - 11 Shkurt, 2020

schedule 20:58 - 11 Shkurt, 2020

Ditën e djeshme Kryeministri Edi Rama lëvizi me makinë të blinduar, pasi një eksponent i rrezikshëm si Vladimir Gjuta u pikas me armë pa leje para selisë së PS-së.

Lidhur me këtë ngjarja ka reaguar sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi. Ai pyet Ramën se çfarë fshihet pas makinës së blinduar me targa TR 0370 T dhe pse ajo nuk ndalohet nga OFL.

Statusi i plotë

Edi Rama lëvizi dje me një fuoristradë të blinduar private, në shkelje të shumë rregullave shtetërore. Makina private, “Lincoln” e blinduar, me targën TR 0370 T, me të cilin u largua Rama nga Partia Socialiste është automjeti privat i Olsi Ramës. Si i tillë, automjeti është i paprekshëm nga Policia, njësoj si Audi AA 003 GB i Saimir Tahirit, me të cilin lëviznin lirshëm trafikantët e drogës të bandës së Habilajve.

Duke qenë se OFL e Edi Ramës po mburret me ndalimin e mjeteve të blinduara, pse nuk e ndalon për verifikim edhe Lincolnin e blinduar të Olsi Ramës, që përdoret në shkelje të ligjit nga i vëllai Kryeministër?

Ndërsa Edi dhe Olsi Rama duhet të japin vetë përgjigje për një pyetje të thjeshtë: Në çfarë aferash është përfshirë dhe çfarë e rrezikon Olsi Ramën, që është detyruar të përdorë një makinë të blinduar, e ndërtuar për të përballuar plumbat?!

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!