Gazment Bardhi: Pjesëmarrja reale në votime ishte 15%

schedule22:41 - 30 Qershor, 2019

schedule 22:41 - 30 Qershor, 2019

Në një deklaratë për mediat, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi deklaroi se mazhoranca po bën manipulime të hapura në lidhje numrin e pjesëmarrësve në votime. Ai tha se në total kanë marrë pjesë 15.12 përqind e qytetarëve ndryshe nga ç’ka njoftuar KQZ.

“Refuzimi ndaj Edi Ramës po e çon në manipulime të hapura dhe në mbushje të kutisë për të manipuluar numrin e pjesëmarrësve në votim. Shqiptarët kujtojnë që këto janë zgjedhjet e para në historinë e Shqipërisë ku 3 për pas përfundimit të procesit zgjedhor apo procesit të votimeve qytetarët shqiptarë nuk dinin ende se sa ishte numri në total i qytetarëve në votime. Kjo sjellje e KQZ në këto votime moniste e ka një shpjegim, Kqz me urdhër direkt të Ramës ishte përfshirë në një operacion kriminal të manipulimit të shifrave të pjesëmarrjes. Siç e kemi bërë me dije gjatë gjithë ditës së sotme, PD ka monitoruar në çdo qendër votimi numrin e pjesëmarrësve në votime.

Në total gjatë votimeve të sotme farsë kanë marrë pjesë 534528 qytetarë ose 15.12 përqind. Ne po presim përfundimin e këtij procesi, po presim nxjerrjen zyrtare për çdo qendër votimi të numrit të pjesëmarrësve në votim dhe garantojmë KQZ-në, KQV-të, KZAZ-të që PD disponon prova të plota për numrin e pjes2ëmarrjes në votime. Thjesht jemi duke pritur që kjo organizatë kriminale që ka manipuluar numrin e pjesëmarrësve në votime ta kryejë krimin deri në fund dhe do bëjmë transparencë për shqiptarët me pamje filmike për numrin e pjesëmarrësve në votim”, tha Bardhi./abcnews.al