Gazment Bardhi paralajmëron denoncimin e radhës: Një deputeti “oligark” duhet t’i hiqet mandati

schedule20:47 - 4 Maj, 2020

schedule 20:47 - 4 Maj, 2020

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka zbuluar në studion e Abc News me gazetaren Mirela Milori, denoncimin e radhës ndaj partisë në qeveri.

Bardhi tha se disponon disa prova se një deputet i PS ka shkelur ligjin dhe duhet të kishte humbur mandatin me kohë, duke e grupuar atë në listën e oligarkëve në vend.

Ai theksoi se shkelja e ligjit është bërë në Shqipëri, dhe ndryshe nga rastet e denoncimeve ndaj kryebashkiakëve socialistë, këtë herë nuk do të pritet letërporosi nga jashtë për të vërtetuar akuzat e ngritura nga Partia Demokratike.

LEXO EDHE: Bardhi për Reformën Zgjedhore: Mund të mbyllet në qershor, SPAK nuk më entuziazmon

“Kemi në shqyrtim një çështje që ka të bëjë me mandatin e një deputetit të PS. Nuk mund të jap më shumë të dhëna sepse s’jemi në shqyrtim

Po nga ato që kemi parë deri tani një deputet duhet të kishte humbur mandatin me kohë. Është një nga oligarkët që ka Edi Rama në parlament. Nuk dua të përgjithësoj sepse ka deputetë të mirë, ka kriminelë dhe ka edhe oligarkë që përdoren për të sjellë mbrapsht paratë  e keqqeverisjes

Kemi disa prova por jemi duke bërë edhe mbledhje të disa të dhënave të tjera.

Shkelja është bërë në Shqipëri. 

Kam disa prova, jam duke pritur disa prova të tjera për të konkluduar një qëndrim zyrtar që do ta bëjmë publik shumë shpejt”, tha Gazment Bardhi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!