Gazment Bardhi nxjerr videon: Talebanët duan të ndërtojnë kulla në vend të Teatrit

schedule18:59 - 17 Maj, 2020

schedule 18:59 - 17 Maj, 2020

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka akuzuar krerët e mazhorancës se po tentojnë të ndërtojnë kulla të reja përmes projektit të Teatrit Kombëtar.

Ai ka publikuar edhe një video e cila sipas tij është projekti që do të zbatohet në zonën ku sot kanë mbetur vetëm gërmadhat e teatrit.

“Edi Rama, Erion Veliaj, Taulant Balla dhe çeta e tyre e hajdutëve nuk duan një teatër të ri. Ata duan kulla të reja.

Talebanët e rilindur duan të grabisin tokën publike për të pastruar paratë që na kanë vjedhur, në mënyrë që të na vjedhin sërish. Duhet të tregojmë sot se ne e meritojmë lirinë, e meritojmë demokracinë dhe jemi të denjë për shoqërinë europiane”, shkruan Bardhi./abcnews.al

https://www.facebook.com/gazment.bardhi/videos/10222563962877497/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!