Gazmend Leka “shenjtëron” endacakët dhe të braktisurit në ekspozitën e tij

schedule15:50 - 21 Nëntor, 2022

schedule 15:50 - 21 Nëntor, 2022

Piktori Gazmend  Leka ekspozitën “Dhe yjet rrinë e vështrojnë” ia ka dedikuar  endacakëve dhe lypsarëve. Artisti kërkon që përmes gjuhës së artit të zgjojë indiferencën e shoqërisë ndaj tyre. Leka në një intervistë për abc tha se ai i ka shejntëruar, pasi pas leckave të tyre fshihet një shpirt i madh. 

Të ndodhur kudo, në trotuare, e cepa rrugësh . Shpesh marrin si shpërblim indiferencën e shoqërisë. Por, piktori Gazmend Leka i ka vënë në qendër të veprës së tij.

Gazmend Leka i nxorri nga skajet e turmës, për ti dhënë të paktën njëherë qendrën e “skenës”. Duke bërë këtë ndoshta artisti po zhbën një padrejtësi.

Në këtë  cilël piktorik, artisti nuk u mjaftua vetëm  me vëmendja skenike, ai i ndriçoi dhe me një dritë hyjnore mbi krye, duke i shejntëruar.

Kuratori Ermir Hoxha thotës se Gazmend Leka me ekspozitat e fundit po tregon anën e tij më njerëzore.

Ekspozita “Dhe yjet rrinë e vështrojnë “ do të qëndrojë e hapur deri më 7 dhjetor në galerinë “ FAB’. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!