Gazmend Bardhin apo Lulzim Bashën, kë njeh PS si kryetar të grupit në PD, përgjigjet Çuçi

schedule12:57 - 13 Shtator, 2023

schedule 12:57 - 13 Shtator, 2023

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi këtë të mërkurë në një konferencë për mediat ku ka dhënë detaje në lidhje me prioritetet e PS për sesionin e ri në Kuvend, i është përgjigjur edhe pyetjes së gazetares së ABC News Esiona Konomi se kë njeh si kryetar të grupit parlamentar të PD-së.

Çuçi është shprehur se në lidhje me bashkëpunimet që duhet ët bëjnë për të mirë të vendit do të  trokasë në zyrën që ka përfaqësi ligjore.

LEXO EDHE: “Prioritet Integrimi”, Çuçi: Parlamenti ka rol të shtuar në negociatat e Shqipërisë me BE

“Ne do të trokasim në zyrën në radhë të parë që ka përfaqësinë ligjore për tu trokitur dhe që është i prirur që të bëjë më të mirën për Shqipërinë. Në konferencën e kryetarëve do të ulem me këdo që e përcakton ligji. Mos prisni ta zgjedh unë kryetarin e grupit parlamentar të PD-së. PS nuk zgjedh kush është kryetar i grupit PD. E zgjedh ligji dhe kuvendi. Do ta shihni shumë shpejt se kë do të njohim. Nuk merremi ne me zgjedhjen e tij. Nuk do të hyjmë kurrë në betejën e brendshme që kanë ata. Mos më pyesni çfarë ndodh tek PD”, ka thënë ai./abcnews.al