Ivan Gazidis duket se ka marrë frenat në dorë te Milani dhe shumë ndryshime parashikohen te kuqezinjtë gjatë verës. Jo vetëm në staf, por dhe në merkaton e verës.
Siç raporton Calciomercato, Milani kërkon me doemos shërbimet e 23 vjeçarit, Ainsley Maitland-Niles. Futbollisti i Arsenalit nuk ka luajtur thuajse aspak nën urdhrat e Mikel Artetës, me trajnerin spanjoll që shpjegoi: “Nëse një futbollist kërkon të luajë për fanellën e Arsenalit, duhet të ulë kokën dhe të punojë shumë”.
Maitland-Niles duket larg Arsenalit dhe në verë, parashikohet një kalim te Milani. Gazidis e njeh shumë mirë anësorin anglez nga koha e tij tek Arsenali dhe Niles me shumë gjasa, do të lëvizë gjatë merkatos së verës./abcnews.al