Gazit nuk ia mban. Në listat e miratuara të komisioneve të reja parlamentare, emri i tij nuk figuron më si anëtar i Komisionit të Ligjeve. Arsyeja, Zegjineja. Kreu i grupit parlamentar demokrat, refuzoi përballjen me 27-vjeçaren nga Roskoveci.
Bardhi do të shkojë tek një tjetër Komision, aty të cilën e drejton Jorida Tabaku pasi Berisha e spostoi nga Europa dhe Punët e Jashtme, për ta zëvendësuar me Vokshin si nënkryetare. Të paktën, Bardhi aty do të mbrojë të drejtat e tij dhe të njeriut.
Po Diella?
I përjashtuar nga seanca parlamentare, në mungesë të tij, mendoi deputeti Saimir Korreshi. Ne vend te Gazit, ai solli një kompjuter të prishur me kravatë për t’ia prezantuar si burrë Diellës. Si pajë, dy bateri me një kastravec.
“I kam sjellë burrë Diellës. Është kompjuter spunon prej 15 vitesh. Edhe këto dy bateri ti ketë kur të ikin dritat. Dorën do ia kërkojmë Ramës.”
Kurse për Berishën duhet menduar me parë dasma në Bashkinë e Tiranës, kurse sazet do të bien në rrugë.
“ Kemi kandidatë të shkëlqyer përballë Korbës së Covidit. E vetmja rrugë janë protestat në rrugë. Skam një datë ende, do të njoftohen”
Por doktori është kujdesur mirë për komisionet parlamentare. Tek Ligjet në vend të Gazit ka çuar Strazimirin, Korreshin dhe ish-prokurorin Arian Ndoja, kurse Gjin Gjonin e la zëvendesues. Ish-gjyqtari është spostuar tek Komisioni i Xhafajt.
Në komisionin e drejtuar nga Ulsi Manja, si nënkryetar mendoi të ribashkojë edhe një herë Oerd Bylykbashin me Damian Gjiknurin.
Agron Gjekmarkajn dhe Jozefina Topallin, dy rivalët demokratë që dikur i ndante Luli, e më pas doktori, i bashkoi jo për politikë, por për kulturë e turizëm.
Tritan Shehu është spostuar nga Shëndetësia, dhe do të shkojë tek Çështjet e Jashtme. Luan Baçi anëtar për Arsimin dhe Shkencën, kurse Noka te Siguria me zv.kryetar djalin e Fahriut./abcnews.al

