Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Gazetarja u torturua nga rusët”/ Trupi i pajetë i reporteres ukrainase kthehet në shtëpi, me shenja torture

schedule14:51 - 1 Maj, 2025

schedule 14:51 - 1 Maj, 2025

Një fugon me kufoma iu dorëzua ukrainasve nga rusët, një ditë më parë, në kuadër të marrëveshjes mes vendeve.

Aty gjendej edhe trupi i një personi të mbyllur në një qese me një kod të çuditshëm. Sipas hetimeve rezultoi se ishte gazetarja ukrainase Viktoria Roshchyna.

E kapur nga rusët në verën e vitit 2023, gazetarja nuk u kthye më kurrë. Ajo ishte 27 vjeç dhe u dhunua në mënyrë barbare, kur ishte gjallë.



Mjekët vërtetuan shenja të shumta torture, djegie në këmbë, plagë thike në kyçet e këmbëve dhe parakrahët, gërvishtje në kokë dhe tortura të tjera të tmerrshme. Por nuk ishte e mundur të identifikohej shkaku i saktë i vdekjes sepse trupi u kthye pa disa pjesë: trurin, sytë dhe laringun.

Gjatë paraburgimit të saj, kontakti i saj i vetëm i njohur me botën e jashtme ishte një telefonatë katër-minutëshe me prindërit e saj, një vit të plotë pasi ajo ishte kapur nga rusët.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!