Gazetarja tregon sekretin e këngëtarëve: Nuk largohen, por… (Video)

schedule19:49 - 28 Korrik, 2019

schedule 19:49 - 28 Korrik, 2019

Edicioni Veror ka nisur transmetimin prej 9 ditësh. Në një lidhje të drejtpërdrejtë nga “Drymades Inn”, aty ku është vendosur skuadra e ABC News, gazetarja Genta Hodo rrëfeu eksperiencën e saj përgjatë gjithë rrugëtimit të deri më tanishëm.

Duke qenë se ajo merret në përgjithësi se me çfarë ndodh me jetën e natës, Genta tregoi disa sekrete që ndodhin me këngëtarët.

“E para punës ata vijnë gjithmonë me vonesë. Kjo është pak, por e sigurt. Tjetra është që tani bëhet një lloj manipulimi i vogël që njerëzit mendojnë se ata kanë ikur, në fakt ata thjesht largohen pak dhe mund t’i shikosh në plazh me pak vëmendje”, tha ajo.

Tendencë shumë e përhapur këtë vit janë edhe shkuma party-t.

“Shkuma party janë shumë të përhapura. Në fakt që vitin e kaluar nisi kjo tendencë. Është edhe pak më e lirë nga ana financiare për të paguar artistët. Artistët paguhen më shumë gjatë mbrëmjes dhe gjatë drekës normalisht këndon më pak, ndërkohë që në mbrëmje duhet ta mbajë gjithë mbrëmjen zgjuar. Shkuma party-t janë shumë të përhapura”, u shpreh Genta./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!