Në Britaninë e Madhe ende nuk diskutohet për një hapje të vendit. Tashmë edhe pse u treguan neglizhent në javët e para situata u menaxhua me shpejtësi. Është arritur piku dhe kurba nuk është në ngjitje, por është pozitive.
Situata e shkaktuar nga koronavirusi ka sjellë një izolim total dhe qëllimi kryesor momentalisht në Britani është testimi edhe pse ka filluar të aplikohet në një masë të madhe.
Në një intervistë në emisionin “Byro Politike”, gazetarja Mirela Shtëmbari tha se në Britani ky është momenti më kritik sepse rreziku më i madh është rikthimi i virusit.
Testimi në njerëz:
Shtembari: Përpjekjet e para kanë filluar në Oksofrd. Javën që shkoi janë testuar dy persona. Thuhet se vaksina do të jetë gati në shtator dhe do të punohet paralelisht për prodhimin e vaksinës.
Nëse vaksina është e suksesshme sipas Dr. Sarah Gilbert në shtator do të jenë 2 milion vaksina gati. Duke vënë theksin të rëndësia e aplikimit të testimeve ajo theksoi se: “ta luftosh këtë virus pa testim është si të luftosh zjarrin më sy mbyllur.
“Janë ndarë në dy grupe. Njërit grup i është dhënë vaksina e koronavirusit njërit grup iu është dhënë vaksina e meningjitit dhe personat nuk e dinë që iu është dhënë kjo vaksinë. Kjo është një provë për të parë se si do të reagohet. Janë përzgjedhur persona që punojnë në personelin mjekësor dhe mosha është përkatësisht nga 19-55 vjeç. Nëse testimi do të kishte filluar më herët mund të ishte evituar numri i lartë i vdekjeve”, u shpreh gazetarja./abcnews.al