Gazetarja investigative ruse, torturohet dhe dhunohet nga persona të armatosur në Çeçeni

schedule16:18 - 4 Korrik, 2023

schedule 16:18 - 4 Korrik, 2023

Gazetarja ruse, fituese e çmimeve, Elena Milashina është dhunuar fizikisht nga disa persona të maskuar në Çeçeni, të cilët i thyen gishtat dhe lanë mavijosje në të gjithë trupin.

Mediat e huaja shkruajnë se Milashina po trajtohet në spital ku herë pas here humb vetëdijen për shkak të plagëve që ka marrë.

Gazetarja e njohur investigative e gazetës Novaya Gazeta u sulmua kur po udhëtonte nga aeroporti për në kryeqytetin e Çeçenisë Grozny me avokatin e saj Alexander Nemov.

Sipas mediave makina e saj u ndalua me forcë nga sulmuesit e armatosur. Grupi i të drejtave të njeriut Memorial tha se burrat e armatosur e goditën “egërsisht” Milashinën dhe avokatin e saj, përfshirë në fytyrë dhe e kanë kërcënuar me vdekje.

Fotot e Milashinës në spital të shpërndara nga Crew Against Torture tregojnë kokën e saj të rruar nga sulmuesit e saj, fytyrën e mbuluar me ngjyrë të gjelbër të hedhur mbi të dhe fasha në krahun e saj të majtë dhe në dorën e djathtë.

Presidenti Vladimir Putin pas marrjes së lajmit ka kërkuar që të hetohet në lidhje me këtë ngjarje. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!