Gazetarja e njohur flet për projektet: Po punoj për një program të ri

schedule11:29 - 8 Korrik, 2020

schedule 11:29 - 8 Korrik, 2020

E ftuar në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, gazetarja Dasara Karaiskaj ndër të tjera foli edhe për projektet e reja. Ajo tha se po punon për të sjellë një program të ri, por u tregua shumë e rezervuar për të dhënë detaje të tjera mbi formatin e tij dhe ekranin ku do ta shohim gazetaren.

Nuk e kam merakun e ekranit, por që të punoj në media se jam rritur me ambientin, e adua ajrin e televizionit. Po punoj për një program, por nuk dua ta them, nuk thuhet.“, tha Desara.

Ajo gjithashtu foli edhe për lidhjen e veçantë që ka me futbollin, teksa rrëfeu dhe historinë se si është bërë një tifoze e madhe e klubit të Partizanit.

E dua shumë futbollin, është një nga emocionet më të mëdha pas artit. Jam kthyer në vitin 2009 pas qëndrimit në Itali, isha pa punë dhe Paro Laçi që ka qenë President i Partizanit në atë kohë më tha që të bëj PR-në e klubit. Isha e para punonjëse femër në historinë e klubeve shqiptare që punonte në një klub futbolli. Aty u bëra një tifoze me Partizanin.”, tha Desara. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!