Gazetarja australiane lirohet nga paraburgimi pas 3 vitesh, rikthehet në shtëpi

schedule08:12 - 11 Tetor, 2023

schedule 08:12 - 11 Tetor, 2023

Gazetarja Cheng Lei është rikthyer në Australi pasi u ndalua 3 vite më parë në Kinë.

“Ajo u prit në aeroport nga ministrja e Jashtme Penny Ëong,” tha kryeministri i Australisë Anthony Albanese, duke njoftuar lirimin e saj.

Cheng Lei ishte duke punuar si reportere për stacionin televiziv shtetëror kinez në gjuhën angleze CGTN kur u arrestua më 13 gusht 2020. Ajo u akuzua për aktivitete që rrezikojnë sigurinë kombëtare.

Akuzat e saj nuk u bënë kurrë publike dhe ajo nuk u dënua kurrë.

Albanese ka thënë se është ribashkuar me dy fëmijët e saj në Melburn.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!