Gazetari Tiede i BILD-it: Nuk mund ta besoj, Edi Rama tenton negociata me Lukashenkon

schedule16:39 - 21 Gusht, 2020

schedule 16:39 - 21 Gusht, 2020

Gazetari gjerman Peter Tiede ka reaguar me ironi ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama për të negociuar me presidentin e Bjellorusisë Lukashenko për gjetjen e një zgjidhjeje të krizës politike pas zgjedhjeve të manipuluara të  9 gushtit.

Tiede, gazetari i gazetës BILD që publikoi përgjimet e “dosjes 339” për vjedhjen e votave në zgjedhjet në Dibër e Durrës, përmes një statusi në facebook shkruan:

“Nuk është shaka: Edi Rama tentoi dje të nisë negociatat me Lukashenkon. Në emër të OSBE-së. Nuk mund ta besoj!”

Më tej, Tiede përdor një shprehje gjermane në fund të postimit:

 “Besoj se po bie borë (ose pluhur)”.

Peter Tiede, gazetari gjerman i gazetës gjermane BILD, ka bërë publike audio-përgjimet  që pretendohet se tregonin përfshirjen e drejtuesve të lartë socialistë në manipulimin e zgjedhjeve vendore në Dibër më 2016 dhe zgjedhjet e përgjithshme të 2017./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!