Gazetari shqiptar flet “Live” nga Kievi: U tmerruam nga shpërthimet u drodh toka dhe ndërtesat

schedule21:25 - 28 Shkurt, 2022

schedule 21:25 - 28 Shkurt, 2022

Gazetari shqiptar Festim Beqiri, në një lidhje “live” nga Kievi për “Log.” në ABC, ka treguar situatën aktuale në qendrën e Ukrainës që synohet prej disa ditësh nga pushtuesit rus.

Beqiri është shprehur se dita e sotme ka qenë kryesisht e qetë, por rreth orës 18:00 të pasdites sipas tij ka pasur shpërthime masive të cilat kanë shkaktuar edhe dridhje të tokës dhe ndërtesave.

“Gjatë ditës ka qenë e qetë dhe nuk ka pasur luftë. Kemi biseduar me njerëz në Kiev dhe kemi xhiruar. Në darkë nga ora 06:00 ka pasur shpërthime të mëdha. Rreth 20 kilometra larg Kievit. Pati alarm direkt dhe ne shkuam në disa bunkerë të nëndheshëm” tha Festim Beqiri.

Sipas gazetarit njerëzit nuk besojnë tek negociata ku Rusia dhe Ukraina pati sot për rreth 5 orë në kufi me Bjellorusinë. Ata po përgatiten për luftë dhe po armatosen rëndë.

“Ka qenë i çuditshëm se banorët na thanë se nuk kanë shpresë për takimin. Ata kanë marrë armë për të luftuar dhe sipas tyre ka për të qenë një luftë e gjatë”

Për sa i përket jetës së përditshme, gazetari shpjegon se pothuajse të gjitha bizneset janë mbyllur, të hapur janë vetëm minimarketet që kanë qenë të mbipopulluara.

“Sot kemi biseduar dhe xhiruar në një market. Supermarkete e mëdha jenë mbyllur. Ka pasur pritje të gjata. Ata kanë marrë ushqime për 2 javë. Ka pasur situatë të rënduar. “

“Asnjë institucion nuk punon. Absolutish askush nuk shkon në punë. Ne tentuam të marrim para por nuk mundëm. Është sakrificë.” tha gazetari.

Gazetari është shprehur se shumë persona kanë ardhur edhe nga shtete si SHBA apo Turqia për të luftuar kundër Rusisë në Ukrainës.

“Politikanët po vishen me rroba të ushtrisë. Për të ngritur moralin. Edhe qytetarët këtë gjë po bëjnë. Kemi parë një amerikan këtu që kishte ardhur nga SHBA. Kishte edhe tre turq që kishin ardhur. Ata kanë miq, shokë dhe familjarë këtu. Ata kanë ftuar shokët për të luftuar dhe pritet të vijnë të tjerë këtu.”

“Ditët e kaluara ka pasur tepër shumë luftë. Për momentin është qetë. Por para tre orësh ka pasur shpërthime të mëdha. Ishte e tmerrshme është dridhur toka dhe ndërtesa. U futëm në bunker bashkë me qytetarët.”  /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!