Çmimi Nobel i Paqes që gazetari rus Dmitry Muratov nxorri në ankand për të mbledhur para për fëmijë refugjatë ukrainas është shitur për 103.5 milionë dollarë, duke thyer rekordin për një Nobel.
Muratov, i cili u nderua me medaljen e artë në tetor 2021, ndihmoi në themelimin e gazetës së pavarur ruse Novaya Gazeta dhe ishte kryeredaktori i botimit qw u mbyll në mars mes shtypjes së Kremlinit ndaj gazetarëve dhe mospajtimit publik në vazhdën e pushtimit rus të Ukrainës.
Ishte ideja e Muratov për të nxjerrë në ankand çmimin e tij, pasi kishte njoftuar tashmë se do të dhuronte çmimin shoqërues prej 500,000 dollarësh për bamirësi. Ideja e donacionit, tha ai, “është t’u japë fëmijëve refugjatë një shans për një të ardhme”.
Muratov ka thënë se të ardhurat do t’i shkojnë drejtpërdrejt UNICEF-it në përpjekjet e tij për të ndihmuar fëmijët e zhvendosur nga lufta në Ukrainë. Të shkrirë, 175 gram ari 23 karatësh që përmban medalja e Muratov do të vlente rreth 10,000 dollarë. /abcnews.al