Gazetari Robert Rakipllari i ftuar në “Provokacija” ka folur për protestat opozitare, të cilat kulmin pritet ta kenë më 16 Shkurt. Rakipllari është shprehur se Rama nuk do largohet nga zyra më 16 Shkurt dhe se asnjë qeveri në Shqipëri nuk është rrëzuar me protesta.
“Tjetër gjë është propaganda që bën opozita për të mobilizuar sa më shumë njerëz. Njërëzit këtë e dinë dhe tashmë nga protesta këtu nuk është rrëzuar ndonjë qeveri. Përjashtuar qeverinë e Fatos Nanos pas zgjedhjeve të 31 Marsit të ’91 dhe ishte një përmbysje e regjimit. Unë nuk di që të jetë rrëzuar ndonjë qeveri nga protestat. Por një pjesëmarrje e madhe përtej strukturave partiake që e organizojnë, për mua është një mesazh shumë i madh për qeverinë. Nuk do të themi që qeveria do të rrëzohet ditën tjetër, por varësisht nga pjesëmarrja mendoj se do varen shumë gjëra të mëtejshme në politikë”.
Më tej gazetari ka folur për sfidën më të madhe që ka opozita në këtë protestë.
“Protesta e studentëve ishte ngjarja kryesore dhe jo protesta që do të organizojë opozita. Megjithatë ngelet për t’u parë sepse opozita ka thirrur qytetarët në shesh. Për fat të keq axhenda politike është axhenda kryesore e medias. Është një gazetari me paga shumë të ulëta. Opozita duhet të pasqyrohet me lajme. Kryetari i opozitës ka edhe mesazhe të tjera përtej protestës. Nga kjo pikëpamje nuk është më pak normale të pasqyrohet opozita sesa një vizitë e Kryeministrit në Rroshnik në Beratit. Protesta pa opozitën u vërtetua që ka dhe kjo ishte kauza e studnetëve. Me datë 16 Shkurt do të shikojmë nëse studentët do të bashkohen apo jo me opozitën. Sfida e kësaj protetste është nese qytetarët do t’i bashkohen ose jo opozitës”./abcnews.al