Çështje Beleri vazhdon të jetë e nxehtë si në Shqipëri, ashtu edhe në Greqi, me shtetin fqinj të përfshirë “kokë e këmbë” dhe që kërcënon vendin tonë me veto për integrimin në BE, nëse kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës nuk lirohet nga burgu.
Pak ditë më parë gazetari grek Pavlos Papadoupolos, publikoi një artikull kritikues për këtë çështje në të përditshmen “Kathemerini”.
Kryeministri Rama i ka shkruar personalisht gazetarit dhe i ka kërkuar që për shkrimin do të duhej të kishte marrë edhe argumentat e tija, ndërsa po ashtu i ka kërkuar që edhe ai të ketë te drejtën eë replikës në lidhje me artikullin.
“Nuk u kujdeset që të paktën të më pyesnit për anën time në këtë proces. Pastaj të publikonit faktet e shtrembëruara apo të fabrikuara”, i thotë Rama.
Në përgjigje gazetari grek fillimisht shprehet dyshues nëse ishte duke folur me Kryeministrin shqiptar apo jo por megjithatë i shkruan se shkruan se është i lumtur që të flasë me të për çështjen ‘Beleri’ e se do të organizojë një intervistë në gazetën ‘Kathemerinin’ për çështjen Beleri.
“Po, unë jam më shumë sesa i lumtur që të flas me ju mbi çështjen ‘’Beleri’’, gjithësesi është shumë e pazakonshme që një kryeministër të kontaktojë direkt një gazetar të huaj, që nuk e ka njohur më parë, nga telefoni i tij, te telefoni i këtij të fundit. Atëherë, më lejoni të dyshoj nëse ju jeni vërtet Edi Rama, nëse ju jeni vërtet ai, atëherë unë e pranoj sfidën dhe jam i sigurtë që ‘Kathimerini’ do të jetë e lumtur të organizojë dhe të publikojë një intervistë me ju, ku të gjitha argumentat tuaja do të mbulohen plotësisht dhe lirisht për publikun grek. Që të jem i sinqertë, me një lider si ju, unë jam i tunduar të kërkoj një takim në Facetime dhe do më pëlqente të vendosja një komunikim direkt me ju dhe gjithashtu do t’iu kërkoja një ditë për të qenë plotësisht i përgatitur, por më lejoni fillimisht të flas lidhur me këtë me botuesin dhe të rikthehem tek ju. Duhet ta informoj atë më parë. Po jam dakord. Unë do t’iu dërgoj ju intervistën e zbardhur që ju të aprovoni fjalët tuaja dhe sigurisht, kur ta kemi të aprovuar prej jush zbardhjen, ne mund të informojmë lexuesit edhe për këtë mënyrë speciale tuajën për të na u qasur dhe për të folur me publikun,” i përgjigjet gazetari grek.
Rama më pas i dërgon një video, që t’i verifikojë që është ai vetë. Të gjithë bisedën e veçantë me gazetarin grek Kryeministri Rama e ka publikuar në një video në Facebook./abcnews.al