Gazetari i BILD Peter Tiede ka një këshillë për Ramën

schedule18:22 - 17 Qershor, 2019

schedule 18:22 - 17 Qershor, 2019

 

Gazetari gjerman Peter Tiede ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, se do ta padisë atë në gjykatën gjermane. Përmes një postimi në rrjetin social, Tiede me tone ironike deklaron se Rama nuk e ka idenë ç’do të thotë drejtësi e pavarur.

Mesa duket, kreu i qeverisë së Shqipërisë nuk e di ende se ç’do të thotë drejtësi e pavarur. Papritur ai na qenka i etur për drejtësi dhe u ka kërkuar prokurorëve të hetojnë. Meqenëse ndodhet në Londër në këto momente, atëherë duhet ta mësojë atje se ç’do të thotë të kesh të bësh me prokurorë të pavarur dhe gjykata funksionale, për të cilat thotë se ka kushtuar energjitë e tij”, ka deklaruar Tiede./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!