Gazetari francez jep lajmin e bujshëm, PSG ka gati afro 200 milionë euro për Erling Haaland

schedule13:19 - 12 Mars, 2023

schedule 13:19 - 12 Mars, 2023

PSG planifikon një lëvizje ambicioze prej 197 milionë euro për të riformuar sulmin e tyre. I zgjedhuri nuk është askush tjetër veç Erling Haaland.

Në synimin e yre për të krijuar një projekt të ri së bashku me Mbappe, PSG do të donte sulmuesin norvegjez për të cilin do të ishin të gatshëm të paguanin gati 200 milionë euro, sipas Daniel Riolo, gazetari i “RMC Sports”.

“L’Equipe” shpjegon gjithashtu se si do të jetë projekti i vitit të ardhshëm. Rinovimi i Messit është në gatishmëri ashtu si i Sergio Ramos dhe shitjet do të panifikohen gjithashtu për të shmangur sanksionet. Në kapitullin e blerjeve ka edhe opsione të tjera për norvegjezin si Osimhen dhe Goncalo Ramos, por deri më tani i sigurt është vetëm transferimi i Milan Skriniar nga Interi./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!