Pse Kim Jong Un është gjallë: Flet gazetari shqiptar në Pekin

schedule09:39 - 28 Prill, 2020

schedule 09:39 - 28 Prill, 2020

 Gazetari Edison Myrteza nga Pekini  në një lidhje direkte për Abc e Mëngjesit është shprehur se lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un është gjallë.

Myrteza ndër të tjera ka bërë me dije se nga informacionet rezulton se ai ka qenë në një nga resortet e tij në një nga bregdetet e Koresë së Veriut.

Nga raportimet e mediave kineze, rezulton se ai është gjallë dhe ka qenë në një resort turistik në një nga bregdetet e Koresë së Veriut dhe vijon të ketë shëndet të plotë. Informacionet janë shumë selektive pasi mediat në Korenë e Veriut nuk japin informacione për liderët e tij politikë” është shprehur gazetari Myrteza.

Ndërkohë pyetjes së Enkel Demit nëse Kina ka dërguar një ekip mjekësor në Korenë e Veriut, ai ka theksuar se në mediat kineze nuk ka asnjë lajm të tillë.

Ai ka theksuar se lideri i Koresë së Veriut mund të ketë pasur probleme shëndetsore, por është gjallë  dhe pritet që të kthehet sërish në krye të postit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!