Gazetari amerikan gjendet i vdekur në makinën e marrë me qira në Stamboll

schedule20:30 - 22 Shtator, 2020

schedule 20:30 - 22 Shtator, 2020

Një gazetar amerikan është gjetur i vdekur në makinën që kishte marrë në qira sapo mbërriti në Stamboll. Ai po afrohej pranë hotelit ku do të qëndronte në zonën e Karakioi, duke ardhur nga Provinca Samsun, me një makinë të marrë me qira dhe një shofer të punësuar.

Ky i fundit i tha autoriteteve se kishte vënë re se pasagjeri nuk po lëvizte dhe thirri menjëherë mjekët për ta verifikuar.  Prokurorët e Stambollit kanë nisur një hetim për vdekjen e tij.

Wilcek, një qytetar amerikan i lindur në ish-Bashkimin Sovjetik, ka mbuluar dhjetëra zona të luftës dhe konflikte nga Iraku, Peruja në Sri Lanka, Bosnjë, Ruanda, Siri, Republika Demokratike e Kongos dhe Lindja. /mv. abcnews.al