Spitali i dytë më i madh i Rripit të Gazës është vënë “plotësisht jashtë shërbimit”.
Kështu u shpreh të dielën një zëdhënës i ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, shkruan The Guardian.
“Ka vetëm katër ekipe mjekësore – 25 staf – aktualisht që kujdesen për pacientët” brenda spitalit Nasser në Khan Younis, tha Ashraf al-Qidra.
“Kompleksi mjekësor Nasser është shtylla kurrizore e kujdesit shëndetësor në Rripin jugor të Gazës. Ndërprerja e funksionimit të tij është një dënim me vdekje për qindra mijëra palestinezë të zhvendosur në Khan Younis dhe Rafah, ” theksoi ai.
Qidra tha se mungesa e karburantit dhe luftimet rreth objektit – i cili ishte spitali më i madh funksional i Gazës deri të dielën – e kishin nxjerrë jashtë funksionit./abcnews.al