Gaza, shpërthejnë luftime të ashpra përreth një spitali tjetër me forcat izraelite

schedule10:31 - 20 Nëntor, 2023

schedule 10:31 - 20 Nëntor, 2023

Luftime të ashpra kanë shpërthyer të hënën përreth një spitali në veri të Gazës, ku mijëra pacientë dhe njerëz të zhvendosur janë duke u strehuar tash e disa javë.

Forcat izraelite janë përqendruar në spastrimin e objekteve mjekësore për të cilat thonë se po përdoren si mburojë nga luftëtarët e grupit radikal palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, Hamas, shkruan REL.

Përparimi i Ushtrisë së Izraelit në Spitalin Indonezian ndodhi vetëm një ditë pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) i evakuoi 31 foshnje nga Spitali Shifa në Qytetin e Gazës, i cili është më i madh i këtij vendi, ku ato ishin në mesin e 250 pacientëve të sëmurë dhe lënduar rëndë që kishin ngecur atje pak ditë pasi forcat izraelite u futën në oborrin e tij.

Gjendja e vështirë e spitaleve të Gazës është në qendër të një beteje të narrativëve për ndikimin brutal të luftës ndaj civilëve palestinezë, qindra prej të cilëve janë vrarë apo varrosur nën rrënoja prej se nisi lufta tashmë gjashtëjavëshe, e nxitur nga sulmi i Hamasit në qytetet jugore izraelite më 7 tetor.