Gaza, grupimi Hamas njofton armëpushimin me Izraelin

schedule11:50 - 15 Korrik, 2018

schedule 11:50 - 15 Korrik, 2018

Grupimi palestinez Hamas ka arritur një armëpushim me Izraelin me ndërmjetësim të Egjiptit. Ky armëpushim vjen pas bombardimeve më të rënda të kryera ndonjëherë në Gaza nga ushtria e shtetit hebre.

Izraeli ka kryer sulmin më të madh kundër objektivave militante të Hamasit në Gaza që nga lufta në 2014-n, thotë kryeministri Benjamin Netanjahu. Bombardimet ishin një përgjigje ndaj dhjetëra raketave të hedhura në Izrael, tha ai. Hamasi njoftoi se janë dakordësuar për një armëpushim, por shkëmbime të mëtejshme janë raportuar.

Zyrtarët palestinezë të shëndetësisë thanë se dy persona u vranë dhe 12 të tjerë u plagosën në një sulm ajror në qytetin e Gazës. Ndërsa nga ana tjetër, tre izraelitë u plagosën nga më shumë se 90 raketat të gjuajtura kundër Izraelit.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thanë se kishte goditur objektet e përdorura nga Hamasi, që mbizotëron në Gaza, duke përfshirë një seli të batalionit në Beit Lahia, një kamp stërvitjeje që ndodhet në një ndërtesë të lartë në kampin refugjat në Shati në Gazan veriore, si dhe magazinë për armë.

“Në konsultim me ministrin e Mbrojtjes, shefin e stafit dhe Komandën e Lartë të Sigurisë së Shtetit të Izraelit, ne kemi vendosur për një veprim të fortë kundër terrorizmit të Hamasit”, tha Netanyahu në një adresim.

Megjithatë, zyrtarët palestinezë thanë se një armëpushim tani ishte pajtuar falë “përpjekjeve egjiptiane dhe ndërkombëtare”. Izraeli nuk ka komentuar mbi raportin, ndonëse Reuters citoi një zyrtar të mbrojtjes izraelite të paidentifikuar duke thënë se “vetëm faktet në terren do të diktojnë reagimin tonë të mëtejshëm”.

Dëshmitarët i thanë agjencisë së lajmeve Reuters se një raketë izraelite kishte goditur një ndërtesë të zbrazët në Gaza dhe se viktimat ishin kalimtarë. Përplasjet ushtarake erdhën pas përshkallëzimit të situatës dhe dhunës në rajon në muajt e fundit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!