Gaz lotsjellës, gazetarja e ABC News detyrohet të ndërpresë lidhjen direkte

schedule16:04 - 16 Shkurt, 2019

schedule 16:04 - 16 Shkurt, 2019

Policia ka përdorur gaz lotsjellës ndaj protestuesve këtë të shtunë. Në këtë situatë të pakëndshme është gjetur edhe gazetarja Jona Plumbi dhe grupi i xhirimit të ABC News, i cili është detyruar të ndërpresë lidhjen direkte për shkak të gazit që u përhap deri në godinën e kryesisë së Kuvendit.

Në video dallohen të gjithë protestuesit që mundohen të largohen, ndërsa lidhja e gazetares bëhet gati e pamundur për shkak të vështirësive. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në total kanë mbetur të lënduar 15 persona. Mes tyre janë edhe dy përfaqësues të mediave.

Ndërkohë Partia Demokratike ka shpërndarë momentin ku ndaj turmës së protestuesve hidhet gaz lotsjellës.

Në orën e katërt të qëndresës, protestuesit nuk tërhiqen as nga gazi lotsjellës. Video tregon egërsinë e sulmit të policisë me gaz lotsjellës”, thotë PD./abcnews.al