Gaz Demi vendos për pankinën, stolin e Partizanit e merr një vlonjat

schedule14:06 - 19 Nëntor, 2023

schedule 14:06 - 19 Nëntor, 2023

Pas më shumë se 1 muaj pa një trajner stabël, “Demat e Kuq” të Partizanit kanë prezantuar, këtë të shtunë, në ambientet e “Arenës së Demave”, teknikun e ri të kampionëve në fuqi të Shqipërisë dhe emri nuk do t’ju habisë shumë.

Presidenti Gaz Demi ka vëndosur të lërë në krye të paniknës së skuadrës së tij, Arbër Abilaliajn, me 37-vjeçarin, që e nisi sezonin si Drejtor Sportiv të skuadrës, por me largimin e beftë, të Zoran Zekic, më 10 tetor, ish-“bomberi” vlonjat u përcaktua si “udhëheqës” i skuadër, fillimisht përkohësisht e tashmë, në mënyrë zyrtare.

Nën drejtimin e Abilaliaj, “Demat” kanë arritur plot 5 fitore, në 5 përballjet e para, duke arritur të fitojnë derbin ndaj Tiranës, si të mundin Vllazninë me rezultatin spektakolar, 4 me 1 dhe falë këtyre rezultateve, klubi vendosi t’ia besojë përfundimisht stolin 37-vjeçarit. /i.m /abcnews.al