Gavazaj: Mezi po pres të debutoj, erdha te Kukësi për titullin kampion

schedule18:15 - 5 Gusht, 2020

schedule 18:15 - 5 Gusht, 2020

Kukësi vazhdon të jetë aktiv në merkato dhe sot prezantoi Zenel Gavazajn si lojtarin më të ri të skuadrës. 20-vjeçari nga Prizreni aktivizohet në krahun e djathtë të sulmit dhe ka provuar të luajë me përfaqësueset U-17 dhe U-19 të Shqipërisë.

Gavazaj stërvitet prej muajit janar me nënkampionët e Shqipërisë dhe sot ka firmosur një kontratë 2-vjeçare, duke pasur shansin të luajë në një ekip më vëllanë e tij, Enisin. Zeneli ka thënë fjalët e parë si kuksian në faqen zyrtare të klubit, aty ku thekson se shpreson të fitojë titullin me këtë skuadër.

AKORDI – “Kukësi është një nga ekipet që ka pretenduar gjithmonë për titull kampion. Kjo bëri qe unë të pranoj propozimin dhe ndihem mirë që jam pjesë e Kukësit”.

EKIPI – “Prej kohësh jam stërvitur dhe e njoh ekipin. Lojtarët më kanë pritur shumë mirë, ma kanë bërë më të lehtë ambientimin dhe për këtë dua t’i falënderoj. Shpresoj që së bashku të arrijmë objektivat që ka klubi”.

AKTIVIZIMI – “Kalova një periudhë të vështirë dëmtimi dhe kam shumë kohë pa luajtur. Kam provuar të luaj në ndeshje brenda skuadrës. Mendoj se ndihem mirë fizikisht dhe kam dëshirë të madhe të rikthehem, prandaj edhe ndihem gati për debutimin”.

OBJEKTIVI – “Me Kukësin synoj që të luaj sa më shumë dhe t’i shpërblej për besimin që më kanë dhënë, duke arritur së bashku objektivin. Dua që së bashku me shokët e skuadrës të arrijmë titullin kampion”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!