Gennaro Gattuso do të drejtojë Fiorentinën sezonin e ardhshëm. Tekniku kalabrez ka nisur nga puna për përforcimin e skuadrës nga Firence.
Objektivi i parë është Tiemoue Bakayoko, me të cilin ka një lidhje speciale. Gattuso ka punuar te Milani dhe Napoli me mesfushorin 26-vjeçar.
Tani e do edhe në “Artemio Franchi”. Sky Sport shkruan se Fiorentina ka nisur negociatat me Chelsea dhe shpreson ta marrë në huazim të preferuarin e trajnerit të ri. /abcnews.al