Gattuso merr lajmin e keq, ylli i Napolit rezulton pozitiv me COVID

schedule20:57 - 16 Janar, 2021

schedule 20:57 - 16 Janar, 2021

Napoli e luan në shtëpi takimin e radhës në kampionat. Ekipi i Gennaro Gattusos pret Fiorentinën në “Diego Armando Maradona” nesër, sfidë që nis prej orës 12:30.

Një përballje që duhet fituar me çdo kusht, teksa trajneri Gattuso ka marrë një lajm negativ përpara përballjes së ditës së diel. Një prej lojtarëve më të mirë të ekipit ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

 

Fabian Ruiz

I infektuari është Fabian Ruiz, mesfushori ofensiv. Spanjolli ka nisur menjëherë karantinën, teksa lojtarët e tjerë kanë dalë të gjithë negativë, mes tyre dhe shqiptarët Hysaj dhe Rrahmani. /abcnews.al