Gati të festojnë 20-vjetorin e krijimit, “Tifozat Kuq e Zi” bëjnë njoftimin për ditën e veçantë

schedule15:29 - 13 Dhjetor, 2023

schedule 15:29 - 13 Dhjetor, 2023

Kanë qenë aty, në çdo kohë, për Kombëtaren. Tifo-grupi më i madh i “legjionarëve” tanë, “Tifozat Kuq e Zi” festojnë më 23 dhjetor, 20-vjetorin e krijimit të tyre dhe mesa duket kanë ndërmend të bëjnë një festë spektakolare.

Me anë të një postimi në profilin e tyre zyrtar, në rrjetin social, “Facebook”, “Tifozat Kuq e Zi”, që prej dy dekadash ndjekin skuadrën kombëtare në çdo ndeshje, theksojnë se këtë vit festa do të jetë edhe më e madhe.

Në lajmërim theksohet se kremtimi madhështor do të organizohet të shtunën e 23 dhjetorit në Sheshin Skënderbej. Duke nisur prej orës 18:00. Festa është e hapur për të gjithë, si për anëtarët dhe për çdo shqiptar që e dëshiron me zemër bashkimin rreth një ekipi të vetëm kombëtar. /i.m /abcnews.al

Postimi i plotë i “Tifozave Kuq e Zi”: