Gati rikthimi në Premier League, Harry Kane në listën e “gjigantëve” anglezë

schedule20:16 - 6 Qershor, 2024

schedule 20:16 - 6 Qershor, 2024

Duket se “mallkimi” po vazhdon edhe në Bundesliga, pavarësisht prestigjizit të fanellës, që mban mbi shpatulla. Harry Kane nuk po kalon kohën më të mirë te Bayern Munich e për ta “rregulluar” duket se mendojnë “Blutë” e Chelsea, të cilët duan të rikthejnë sërish “bomberin” anglez, në Premier League.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave britanike, bordi i “Londinezëve” po monitoron situatën e qendërsulmuesit anglez te “Bavarezët” me shpresën për të shfrytëzuar pakënaqësinë e tij, për t’i hapur sërish dyert e futbollit anglez këtë verë, me ish-“yllin” e Tottenham, që nuk ka arritur të përshtatet në Bavari.

Kane nuk është i lumtur pavarësisht 37 golave ​​dhe 12 asistimeve të realizuara në 35 paraqitje sezonale, prandaj ideja e Chelsea është të hyjë në një negociatë të mundshme me “Uraganin”, që konsiderohet si numri 9 ideal për të zgjidhur problemet ofensive të trajnerit Pochettino, i cili e “dashuron” stilin e lojës, së Kane. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!