“Gati për dialog me Iranin”, Teherani refuzon ofertën e Trump

schedule08:44 - 1 Gusht, 2018

schedule 08:44 - 1 Gusht, 2018

Irani ka refuzuar ftesën për dialog të bërë të hënën nga presidenti Donald Trump. Duke kujtuar tërheqjen nga marrëveshja bërthamore e dy viteve më parë, Teherani zyrtar ka deklaruar se Amerikës nuk i zihet besë.

Qeveria e Iranit ka refuzuar ftesën e bërë nga presidenti amerikan Donald Trump për dialog, me qëllim zgjidhjen e çështjes bërthamore të Teheranit. Duke kujtuar se ishin Shtetet e Bashkuara ato që u tërhoqën në mënyrë të njëanshme nga marrëveshja e vitit 2016, një zyrtar i Republikës Islamike ka deklaruar se oferta e Trump është fyese dhe e pavlerë.

“Nisur nga eksperiencat e mëparshme me Amerikën, për ne kjo ftesë nuk ka asnjë vlerë”, ka deklaruar Kamal Kharrazi.

Zyrtari ka shtuar se, dialogu është i kotë në kushtet kur Uashingtoni vazhdon të vendosë sanksione ndaj Iranit. Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë është justifikuar duke deklaruar se vullneti i Trump për t’u takuar me homologun Rouhani nuk e ndryshon qëndrimin e administratës së tij për vendosjen e sanksioneve ndaj Republikës Islamike, për shkak të sjelljeve destruktive të saj në Lindjen e Mesme.

Nga ana tjetër, edhe sekretari i Shtetit Mike Pompeo nuk do të takohet me ministrin e Jashtëm iranian në samitin e vendeve të Azisë juglindore që mbahet në fundjavë në Singapor. Një burim nga Departamenti i Shtetit ka deklaruar se Irani nuk bën pjesë në asnjë grupim ndërkombëtar, ndaj dhe nuk ka asnjë plan për të dialoguar me të./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!