Gati për aventurën e radhës, Francesco Totti publikon projektin e ri

schedule12:12 - 11 Shkurt, 2020

schedule 12:12 - 11 Shkurt, 2020

Francesco Totti luajti deri në moshën 40-vjeçare me Romën e tij të dashur dhe tani është gati për një sfidë të re. Ish-kapiteni legjendar i verdhekuqve ka njoftuar hapjen e dy kompanive skautësh, që do të kenë rol këshillues për klube dhe lojtarë të ndryshëm.

Fillon një aventurë e re. Me krenari ju njoftoj se që kam themeluar dy kompani këshilluese dhe ndihmuese për klube dhe lojtarë me qendër në Romë: CT10 dhe IT Scouting“, shkruan Totti në postimin e bërë në rrjetet sociale.

Inicialet e kompanive kanë lidhje me familjarët e ish-fantazistit italian. E para i dedikohet djalit Christian dhe vajzës Chanel, ndërsa e dyta lidhet me vajzën tjetër Isabel dhe bashkëshorten Ilary. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!