Vetëm pak minuta na ndajnë nga protesta që ka thirrur dhe organizuar Sali Berisha përballë Kryeministrisë në orën 16:00 kundër vizitës së Presidentit serb në Shqipëri, Aleksandër Vuçiç për nismën “Open Ballkan”.
Gazetari i “ABC”-së, Juxhin Mustafaraj mëson se nga momenti në moment pritet që fillimisht mbështetësit të mblidhen përpara selisë së PD-së dhe më pas me Sali Berishën në krye të drejtohen për te Kryeministria.
Në podiumin e improvizuar përpara selisë së qeverisë përpos Sali Berishës do të ketë edhe disa bashkëpunëtorë të ngushtë të ish-kryeministrit që do të mbajnë fjalim.
Folësit në protestën e sotme;
Aldo Bumçi
Melihate Termkolli
Bujar Nishani
Albana Vokshi
Belind Kelliçi
Edit Harxhi
Megi Balliu
Ylli Manjani
Sali Berisha
Presidenti serb mbërrin në Elbasan në orën 18:30 dhe në 19:00 i zoti i shtëpisë, Edi Rama do të shtrojë darkën zyrtare për delegacionin nga Beogradi dhe Shkupi.
Protesta në Tiranë nuk është thirrur vetëm kundër Vuçiç, por edhe asaj që Sali Berisha e cilëson si mafien e inceneratorëve.
Në gatishmëri për të shmangur incidentet do të jenë mbi 600 forca policie.
/ Abcnews.al