Gati kontrata deri në vitin 2024, Wijnaldum zgjedh përfundimisht mes PSG dhe Barçës

schedule11:15 - 6 Qershor, 2021

schedule 11:15 - 6 Qershor, 2021

Barcelonës i ka ikur nga duart një nga dëshirat e mëdha të Ronald Koeman në merkato. Trajneri ka këmbëngulur prej kohësh për të firmosur me Georginio Wijnaldum dhe ditët e fundit katalanasit ishin shumë pranë.

Agjentët e tij kishin qenë dy herë në zyrat e Barcelonës dhe ishte rënë dakord për 4 milionë euro në sezon, teksa ishin skeduluar edhe vizitat mjekësore. Por PSG bëri një ndërhyrje “blic” dhe anuloi gjithçka.

Fabrizio Romano bën me dije se parizienët kanë ofruar dyfishin e propozimit të Barcelonës. Lajmi i fundit është se Wijnaldum ka zgjedhur kalimin te PSG. Holandezi ka anuluar gjithçka me spanjollët dhe ka rënë dakord me nënkampionët e Francës.

Ish-mesfushori i Liverpool do firmosë kontratë deri në verën e vitit 2024. Barcelona nga ana tjetër nuk ka ndërmend të rrisë ofertën për të. Katalanasit janë të prerë në lidhje me financat këtë sezon, duke parë gjendjen e vështirë të klubit në këtë aspekt. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!