Gati harta e re gjyqësore, Ulsi Manja: Më pak gjykata, por më shumë cilësi

schedule11:46 - 28 Dhjetor, 2021

schedule 11:46 - 28 Dhjetor, 2021

Sistemi në Drejtësi do të ketë një hartë të re gjyqësore. Kanë qenë Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Ministria e Drejtësia që janë akorduar për hartën e re gjyqësore. Pas mbledhje se sotme Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami, bëri një prezantim të hartës së duke theksuar se synohet që të rritet cilësia e gjykatave megjithëse do të pakësohen.

Sipas Llagamit, grupi punës do t’i duhen së paku 6 muaj për të vënë në zbatim hartën e re gjyqësore. Fillimisht sipas saj do të ketë një përpjekje për të edukuar publikun lidhur me hartën e re gjyqësore ndërsa më pas do të vijnë fazat e zbatimit.

“Do bëhen tavolina të rrumbullakëta me dhoma të avokatisë për të reflektuar me draftin e propozuar. Grupi i punës pas miratimit duhen 6 muaj për zbatimin e saj. Do jetë edukimi i publikut për hartën e re. Grupi i punës ka vlerësuar se do jetë histori suksesi. Apeli Administrativ është problematikë e menaxhimit. Dhe po shihet. Ligji i ka dhënë të drejtë që brenda 5 vitesh të rishikojë hartën gjyqësore. Do ta provojmë dhe më pas do mendojmë nëse do rihapet. Do synojmë specializimin e gjyqtarëve. Detaje nuk them po numri do jetë i njëjtë por do shpërndahet në mënyrë eficente.” tha Llagami.

Ndërkohë për Ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja harta e re gjyqësore është një balancim i kritereve të gjyqësorit dhe do të afrojë gjykatat me njerzit, do të rrisë cilësisë dhe do të përdoren më së miri dhe burimet publike.

“Kanë qenë shqetësime dhe qeveria garanton implemtentimin pas hyrjes në fuqi të hartë. Godinat ekzistuese nuk e pengojnë hartën. Gjykata e Apelit dhe Gjykata e shkalës së parë Administrative ka qenë shqetësimi. Pro qeveria garanton zbatimin e plotë të kësaj harte. Ajo që vlen sot është se ne sapo kjo hartë të hyjë në fuqi, se kjo do kohë 6 muaj, do jetë fazë edukimi ligjor. Garantojmë cilësi  të plotë të kësaj harte.” tha Manja.

“Kemi një plan të qartë për fazat. Dhe miratimi i hartës do përcaktojmë edhe afatin e hartës. Është ende herët kur do hyjë harta në fuqi. Unë i kam parashtruar tek grupi i punës.” shtoi ministri i Drejtësisë.

Harta e re parashikon 12 gjykata të shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm, ndërsa 1 gjykatë do të jetë apeli për juridiksionin e përgjithshëm dhe atë administrativ. Ndërkohë për sa i përket gjykatave administrative, KLGJ propozon që të ketë vetëm 2: Gjykata Administrative të Shkallës së Parë Tiranë dhe Gjykata Administrative të Shkallës së Parë Lushnje. Ndërkohë do të ketë dhe një gjykatë Administrative Apeli.

/abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!